Ndërtim website · gjithçka e konfiguruar nga ne

Ndërtim website dhe faqe interneti për biznesin tuaj

Ndërtojmë faqen tuaj të internetit gati për përdorim: zgjidhni dizajnin që pëlqeni nga demot tona, tregoni domainin që dëshironi, dhe ne e ngremë website-in me hosting, SSL dhe email. Ju marrni llogarinë admin të WordPress dhe vazhdoni ta plotësoni vetë sa herë të doni.

Çfarë përfshihet

Një faqe interneti e plotë, pa shpenzime të fshehura.

Çfarë përfshin ndërtimi i website-it
Regjistrim domainiFalas (viti i parë)
HostingCloud hosting
Hapësirë web2000 MB
DizajniAi që zgjidhni nga demot
Adresa emailTë pakufizuara
Sistemi i administrimitWordPress
TemaKomerciale, profesionale
PaneliHost Panel
Backup ditorFalas
Certifikatë SSLFalas
Konfigurimi (setup)I përfshirë
Uptime99.9%
Mbështetje teknikeE përfshirë
Kujdes — çfarë NUK përfshihet:
Në paketën bazë nuk përfshihet punë e personalizuar, futja e teksteve tuaja apo redaktimi i nënfaqeve. Faqja konfigurohet identike me demon që zgjidhni në demo.gremza.com.
Pas vitit të parë:
paguani vetëm hosting + domain — €49.99/vit (paketa Business). Shiko paketën →
Pse Gremza

Website, hosting dhe domain nga një vend.

Një faqe interneti profesionale është vendi ku klientët ju gjejnë dhe ju besojnë. Ne merremi me pjesën teknike — ju merreni me biznesin.

🌐

Gjithçka në një vend

Faqja, hosting-u, domaini dhe certifikata SSL konfigurohen nga i njëjti ekip — pa ju dërguar te palë të treta.

✉️

Domain dhe email profesional

Regjistrojmë domainin në emrin tuaj, me adresa email si info@biznesijuaj.al.

🔑

Faqja është e juaja

Merrni llogarinë admin të WordPress dhe ndryshoni tekstet, fotot dhe faqet kur të doni.

Si funksionon

Tre hapa, pa takime të gjata.

1

Zgjidhni dizajnin

Shikoni demot në demo.gremza.com dhe na tregoni cilin dizajn dëshironi për faqen tuaj.

2

Zgjidhni domainin

Kontrollojmë disponueshmërinë dhe e regjistrojmë falas për vitin e parë, në emrin tuaj.

3

Marrni faqen gati

Ne e konfigurojmë faqen dhe hosting-un, dhe ju dërgojmë llogarinë admin të WordPress.

Pyetje të shpeshta

Pyetje të shpeshta për ndërtimin e website-it

Sa kushton ndërtimi i një website?

Çmimi varet nga dizajni dhe sasia e punës. Na tregoni çfarë faqe interneti ju duhet dhe ju dërgojmë ofertë falas, me çmim të qartë.

Çfarë lloj faqesh interneti ndërtoni?

Faqe prezantuese për biznese, faqe me shërbime e produkte, blog, dyqane online dhe sisteme të porositura sipas nevojës.

Si funksionon konkretisht?

Zgjidhni një nga dizajnet që shihni në demo, zgjidhni domainin që dëshironi, dhe ne konfigurojmë gjithçka tjetër për ju.

A kam akses për të shtuar ose ndryshuar tekstet?

Po. Ne e ngremë faqen me tekstet dhe imazhet e demos që zgjidhni, dhe më pas ju dorëzojmë llogarinë admin të WordPress, që të shtoni, ndryshoni ose fshini çfarë të doni.

A mund t'i shtoni ju të gjitha tekstet dhe informacionet?

Po, mundemi — por kjo është punë shtesë që nuk përfshihet në paketën bazë. Çmimet për këtë shërbim mund t'i pyetni në chat ose te mbështetja në support@gremza.com.

A përfshihet domaini falas?

Po, një domain është i përfshirë në paketë për vitin e parë. Pas vitit të parë paguhet vetëm rinovimi i domainit + paketa e hosting-ut.

Sa kushton pas vitit të parë?

€49.99 në vit për hosting + domain (paketa Business), pa kosto të tjera të detyrueshme.