Email · SMS · ndjekje automatike

Marketingu i automatizuar — shitje edhe kur ju nuk jeni online.

Me shërbimin e marketingut të automatizuar ju menaxhoni fushatat tuaja online pa i dërguar mesazhet një për një. Sistemi ndjek interesin real të klientit dhe dërgon mesazhin e duhur në momentin e duhur.

Si funksionon?

Le të marrim një shembull që ju ka ndodhur me siguri. Nëse kini krijuar një llogari në Amazon, eBay apo AliExpress, pas kërkimit të një produkti specifik ju vjen një email me sugjerime: nëse kërkuat për një iPhone, pas disa orësh ose pas një dite marrni një email me opsione të ndryshme për blerjen e një iPhone-i ose të një produkti të ngjashëm.

Ky është marketing i automatizuar — mënyra si këto kompani mbajnë klientët e tyre të lidhur (engaged). Të njëjtën logjikë mund ta zbatojmë për dyqanin tuaj online, ose për kompaninë tuaj që nis një fushatë specifike dhe më pas ndjek personat e interesuar duke i ofruar shërbime shtesë.

Marketingu i automatizuar që ofrojmë përdor dy kanale kryesore për t'iu afruar kontakteve tuaja: email dhe SMS.
📧

Fushata me email

Sekuenca mesazhesh që nisen automatikisht sipas veprimeve të kontaktit — hapja e email-it, klikimi mbi produkt, vizita në faqe.

💬

Fushata me SMS

Për oferta me kohë të limituar dhe rikujtesa, kur email-i nuk hapet ose porosia lihet përgjysmë.

Shembull konkret

Klienti: një dyqan telefonash

1

Fushata 1 — Gjej klientët e interesuar

Reklamë në Facebook, email dhe banner në faqe, me një mesazh të thjeshtë: lini emrin, mbiemrin, email-in dhe telefonin për të marrë një ofertë.

Pasi klienti plotëson formën, të dhënat ruhen në databazë dhe në kompjuterin e tij lihet një cookie që ndjek lëvizjet e tij në faqen e dyqanit: ku klikon, cili produkt i intereson më shumë, sa herë e shikon.

2

Fushata 2 — Dërgo ofertën për produktin e interesuar

Nëse sistemi shikon (automatikisht) që klienti hap faqen dhe shikon iPhone, pas një kohe të caktuar i dërgon një email me të gjitha modelet e iPhone që ju kini në stok.

Nëse klikon në një nga opsionet e dërguara, pas një dite i vjen një email i dytë me të njëjtin produkt — këtë herë me një zbritje ose me një kapak telefoni falas.

Logjika të tilla janë të pafundme, dhe mundësitë e përdorimit gjithashtu. Pasi janë bërë konfigurimet e fushatave, e mesazheve dhe e momentit kur duhet të nisen, sistemi funksionon në mënyrë të pavarur.
Çfarë bëjmë ne

Nga konfigurimi, deri te raporti

🧭
Strategjia e fushatësPërcaktojmë hapat, kanalet dhe momentet e dërgimit.
🛠️
Konfigurimi teknikForma, ndjekja në faqe, integrimi me databazën tuaj.
✍️
MesazhetEmail dhe SMS të shkruara për audiencën shqiptare.
📈
Matja e rezultateveRaporte për hapjet, klikimet dhe konvertimet.