macOS
- macOS 14 Sonoma ose më i ri
- Mac me Apple Silicon (M1, M2, M3, M4)
- Aplikacion native (SwiftUI + PDFKit) · ~500 KB
Lexoni, prezantoni dhe rregulloni PDF-të tuaja në një aplikacion të thjeshtë dhe të shpejtë. Hapni shumë dokumente në skeda, kërkoni tekst, kaloni faqet si në prezantim, fshini, rrotulloni ose shtoni faqe — pa reklama dhe pa llogari.
Hapni shumë PDF njëkohësisht. Skedat që nuk nxënë kalojnë te menuja ».
Shiriti anësor ju çon te çdo faqe me një klikim. Zvarritni miniaturat për të ndryshuar renditjen e faqeve.
Vetëm faqja, në sfond të zi, pa shirita e pa korniza. Kaloni faqet si në prezantim me shigjetat, Space ose me një klikim; Esc për të dalë.
Zmadhim, përshtatje në gjerësi ose në faqe, madhësi reale (100%). Një faqe, e vazhdueshme ose dy faqe si libër.
Gjeni çdo fjalë me ⌘F / Ctrl+F dhe kaloni te përputhja tjetër me ⌘G / Ctrl+G.
Fshini dhe rrotulloni faqe, shtoni faqe bosh, futni faqe nga PDF të tjera ose bashkoni disa PDF në një. Çdo ndryshim mund ta zhbëni.
Ruani vetëm faqet që ju duhen (p.sh. 1-3, 5) në një PDF të ri, ose ndajeni dokumentin në një PDF për çdo faqe.
Teksti i PDF-së si dokument .docx me paragrafë, bold dhe italic, ose çdo faqe si imazh JPG.
Të njëjtat shkurtore të tastierës si Adobe Acrobat Reader, të shfaqura pranë çdo komande në menu.
Keni versionin e vjetër (PDF Reader 1.3)? Aplikacioni përditësohet vetë në PDF Gremza 1.4, në Mac dhe në Windows.
Për Mac me procesor Intel, aplikacioni mund të ndërtohet nga kodi burimor.
Të njëjtat si në Adobe Acrobat Reader. Në Full Screen Mode, faqet kalojnë edhe me Space, Page Down ose me një klikim.
| Veprimi | Mac | Windows |
|---|---|---|
| Hap PDF | ⌘O | Ctrl+O |
| Mbyll skedën | ⌘W | Ctrl+W |
| Skeda tjetër / e mëparshme | ⌘⇧] / ⌘⇧[ | Ctrl+Tab / Ctrl+Shift+Tab |
| Faqja tjetër / e mëparshme | → / ← | → / ← |
| Faqja e parë / e fundit | Home / End | Home / End |
| Shko te faqja | ⇧⌘N | Ctrl+Shift+N |
| Zmadho / zvogëlo | ⌘= / ⌘− | Ctrl+= / Ctrl+− |
| Madhësia reale | ⌘1 | Ctrl+1 |
| Përshtat faqen / gjerësinë | ⌘0 / ⌘2 | Ctrl+0 / Ctrl+2 |
| Rrotullo majtas / djathtas | ⇧⌘− / ⇧⌘= | Ctrl+Shift+− / Ctrl+Shift+= |
| Full Screen Mode | ⌘L | Ctrl+L |
| Shfaq / fshih miniaturat | F4 | F4 |
| Kërko / gjej tjetrin | ⌘F / ⌘G | Ctrl+F / Ctrl+G |
| Fshi faqen | ⇧⌘D | Ctrl+Shift+D |
| Ruaj / Ruaj si | ⌘S / ⇧⌘S | Ctrl+S / Ctrl+Shift+S |
| Zhbëj | ⌘Z | Ctrl+Z |